LAJMI I FUNDIT:

Balotelli: I kam thënë Ronaldos, ‘do të bëhem më i mirë se ti’

Balotelli: I kam thënë Ronaldos, ‘do të bëhem më i mirë se ti’

Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, ka njoftuar se i ka thënë superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, se italiani do të bëhet lojtar më i mirë se portugezi.

Ronaldo dhe Balotelli u takuan në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, kur portugezi luante për Manchester Unitedin.

“Kërkova fanellën e Cristiano Ronaldos dhe ai më tha se ia kishte dhënë dikujt tjetër. Unë reagova duke i thënë: ‘Do të bëhem më i mirë se ti’”, ka treguar Balotelli. /Telegrafi/