LAJMI I FUNDIT:

Ballack është lënduar

Ballack është lënduar

Mesfushori gjerman Michael Ballack ka pësuar lëndimin e nyjës në fitoren minimale të përfaqësueses së Gjermanisë kundër Rusisë.

Lojtari i Chelseat u lëndua që në pjesën e parë, mirëpo kapiteni nuk u largua nga ndeshja por qëndroi deri në fund të takimit në fushë për ta udhëhequr kombëtaren e tij drejt fitores.

33-vjeçari do të mungojë në ndeshjen e të mërkurës kur Gjermania përballet me Finlandën, sa për statistika. Mirëpo Ballack do t’i nevojitet Chelseat në përpalljen me Aston Villan në Ligën Premier.