Qeveria e Kosovës nuk ka mjete të mjaftueshme për të zbatuar Pakon Emergjente Fiskale, pa rishikim të buxhetit i cili tashmë është dërguar në Kuvendin e Kosovës, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Në Pakon Emergjente Fiskale – e cila është në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh –ndër të tjera është paraparë që punëtorët që kanë humbur vendin e punës, pas shpalljes së masave emergjente për shkak të pandemisë së coronavirusit, të përfitojnë nga 170 euro për dy muaj (prill dhe maj). Deri më tani, është arritur të bëhet pagesa vetëm për një muaj.
Nga Pakoja fiskale deri më tani janë shpenzuar 80 milionë euro. Në dispozicion Kosova i ka rreth vetëm 1.5 milion euro për të disbursuar.
Ndërkohë, Bajrami ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare për kredi, të arritura nga Qeveria e Kosovës, pasi këto marrëveshje ndihmojnë buxhetin e Kosovës.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, totali i marrëveshjeve të cilat duhet ratifikuar në procedurë të përshpejtuar përfshinë pesë marrëveshje kredie në vlerë prej 228.1 milionë euro dhe dy marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë prej 61 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre