LAJMI I FUNDIT:

Bajrami del kundër marrëveshjes me Danimarkën: Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur

Bajrami del kundër marrëveshjes me Danimarkën: Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas miratimit të Projektligjit të njëjtë për ratifikimin e një Traktati, që Kosova kishte arritur me Danimarkën për strehimin në burgjet e Kosovës e të burgosurve nga Danimarka, disa ditë pas dështimit të Kuvendit për ta ratifikuar atë.

Në një postim në Facebook, deputetja Bajrami thotë se miratimi i kësaj marrëveshjeje është gabim dhe nuk duhet të bëhet Kosova vend për të sjellë të burgosur.

Kosova, sipas saj, duhet të krijojë kushte për investime të huaja.


“Parlamenti i Republikës së Kosovës e ka rrëzuar me votë Marrëveshjen e Ndërkombëtare për dhënien në shfrytëzim Danimarkës qendrën e paraburgimit në Gjilan. Qeveria sot në një mbledhje online e ka miratuar edhe një herë këtë projektligj me qëllim që prapë ta sjellë edhe një herë këtë marrëveshje në Kuvend. Unë kam votuar kundër javën e kaluar, do të votoj prapë kundër. Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur”, ka thënë ajo.

Deputetët votojnë pro disa marrëveshjeve ndërkombëtare, por i thonë jo marrëveshjes me Danimarkën për burgjet
Lexo po ashtu Deputetët votojnë pro disa marrëveshjeve ndërkombëtare, por i thonë jo marrëveshjes me Danimarkën për burgjet

Ajo ia ka “rikujtuar” Qeverisë se sipas raporteve të Ministrisë se Financave në tri vitet e fundit kanë paguar 34 milionë euro qira për shfrytëzimin e ndërtesave private për institucionet publike.

“Ndërtesat publike duhet të përdoren veç për interesat e qytetarëve, e sjellja e të burgosurve nga Danimarka, e të cilët as të këtij vendi nuk janë, veç interes qytetar nuk mund të jetë”, shtoi më tej ajo.

Kosova dhe Danimarka e nënshkruan letër-pëlqim për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez në Kosovë në dhjetor të vitit 2021. Në prill 2022, dokumenti u shndërrua në Traktat, sipas së cilit ishte paraparë që transferimi i të burgosurve të bëhej në fillim të vitit 2023.

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për të burgosurit danezë
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për të burgosurit danezë

Por, Kuvendi dështoi ta kalojë Traktatin të enjten, pasi ai mori vetëm 75 nga 80 votat e nevojshme të deputetëve.

Qeveria duhet ta dërgojë në Kuvend këtë projektligj tani në një tentimin e dytë për ratifikim, megjithëse nuk ka pasur mbështetje për të nga një pjesë e opozitës.

Me ligjin në Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare mund të ratifikohen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori