LAJMI I FUNDIT:

Babai i Neymarit ia ka premtuar brazilianin PSG-së

Babai i Neymarit ia ka premtuar brazilianin PSG-së

Neymar mbetet emri më i nxehtë në tregun e transferimeve verore.

Zhvillimet e orëve të fundit janë vërtet të vrullshme dhe çojnë ujë në mullirin e PSG që është gati të paguajë klauzolën për asin brazilian të Barcelonës. Sheiku Al Khelaifi është gati të derdhë 222 milionë euro në arkën e katalanasve për të afruar sulmuesin e Selecaos që vazhdon të mbetet i dyzuar mes Barcelonës dhe Parisit.

Pas dy golave të shënuar në miqësoren me Juventusin, Neymar mbetet në qendër të vëmendjes edhe pse në takimin e parë të zhvilluar me shokët e skuadrës, Lionel Messi, Luis Suarez e Gerard Pique u duk se ai e kishte marrë vendimin për të mos lëvizur nga Katalonja.


Në skenë ka dalë edhe i ati dhe agjenti i tij, i cili është takuar me drejtues të lartë të PSG menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar në SHBA dhe u ka dhënë fjalën se sulmuesi brazilian do të pranonte ofertën e PSG, transmeton SS.

Marrëveshja verbale është arritur dhe të enjten, stafi i lojtarit do të zbarkojë në Barcelonë për të rinegociuar detajet e kontratës aktuale që ai ka, në të kundërt Neymar do të largohet me destinacion Francën pasi klauzola e lejon të marrë një vendim të tillë i pandikuar nga klubi.

Tetë muaj më parë, sulmuesi firmosi kontratën e re me Barcelonën por tashmë mesa duket nevojitet një tjetër ndërhyrje në çështjen e pagës pasi PSG ofron rreth 40 milionë euro në sezon. Lajmi bëhet i ditur nga mediat braziliane por gjen konfirmim edhe në Spanjë ku gazeta AS thekson se me shumë mundësi, ditët e Neymar te Barcelona janë të numëruara.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori