Avokati beogradas Çedomir Stojkoviq, kidnapimin e tre policëve kosovarë nga forcat serbe të sigurisë, e ka cilësuar si rast tipit politik edhe në kuptimin bazave ligjore, sepse Serbia e Kosova, kanë nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe në bazë të saj, Serbia ka njohur Policinë e Kosovës si subjekt ligjor.
Tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës, Gjykata në Kralevë të Serbisë ua ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, nën akuzën për veprat penale të posedimit e trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve shpërthyese.
“Me këtë, të gjitha armët e Policisë së Kosovës janë të ligjshme dhe me këtë Serbia ka detyrim të ketë vullnetin e mirë ndaj Policëve të Kosovës që të mos arrestohen, por vetëm të paralajmërohen nëse janë duke kaluar në territorin e Serbisë”, tha avokati serb, duke shtuar se në këtë rast, detyrimi i Serbisë është vetëm të bëjë vërejtje ose paralajmërim.
“Pra të paralajmërohen se janë duke e kaluar kufirin dhe të kthehen prapa”, tha avokati nga Beogradi, në RTK.
Ai më tej sqaroi e nëse analizohet deklarata e presidentit të Serbisë, në dy ditët e fundit, mund të shihet se ky është vetëm një rast tipik politik, sepse Aleksandar Vuçiq ka thënë gënjeshtra në të gjitha mediat.
“Ai ka thënë se policët e Kosovës kanë qenë me pajisje të plota luftarake e kjo është gënjeshtër dhe po ashtu ai ka thënë se ka dyshime se këta zyrtarë policorë kanë hyrë në territorin e Serbisë për të vrarë dikë e për të bërë një lloj ekzekutimi. E kjo është gjuhë e urrejtjes”, u shpreh avokati Stojkoviq.
Ai më tej tha se ky paraburgim është përdorur nga presidenti i Serbisë, thjesht për të shprehur një gjuhë të urrejtjes dhe të mbajë fjalim politik.
I pyetur se nëse në bazë të nenit 110 të Kodit Penal të Serbisë, presidenti i Serbisë mund t’i lirojë policët e Kosovës menjëherë, por nëse këtë rast ai është duke përdorur që të fitojë poena politikë brenda opinionit në Serbi apo faktorit ndërkombëtar, avokati nga Beogradi tha se duhet të jetë e qartë se Aleksandar Vuçiq është bërë politikan në vitet e 90-ta dhe ka përdorur gjuhën e urrejtjes si armë politike.
“Pa marrë parasysh se çfarë pasojash mund të krijojë kjo gjuhë, kjo është mënyra se si Aleksandar Vuçiq sundon në politikë”, tha avokati Stojkoviq.
Ai më tej u shpreh se Vuçiq ka dashur që të përdorë këtë situatë në dy mënyra. E para të zhvendos vëmendjen në Beograd nga protestat e mëdha që po mbahen në Beograd, tek Kosova.
“E të thotë se ne serbët jemi të rrezikuar nga shqiptarët e Kosovës, e që nuk është e vërtetë”, tha ai.
Ndërkohë që mënyra e dytë, avokati tha se këtë rast do të përdorë sigurisht në betejën e tij politike ndaj Kosovës dhe për t’i treguar bashkësisë ndërkombëtare se sa të këqij janë Policia e Kosovës.
“Unë e shoh këtë edhe si shkelje të marrëveshjes së Brukselit, sepse Serbia e ka njohur Kosovën si entitet ligjor dhe e shoh gjithashtu dhe si shkelje të marrëveshjes së Kumanovës, sepse në zonën e mbrojtjes, 5 km nga ana e Serbisë, vetëm policia lokale mund të qëndrojë, por siç e pamë kjo nuk është ashtu”, tha avokati, duke shtuar se ishin Njësitet Anti-Terror, ato që kanë kryer këtë arrestim.
“Njësitet Anti-Terror thjesht nuk janë polici lokale”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës