LAJMI I FUNDIT:

Aviokompanitë, 2.5 mld dollarë fitime

Aviokompanitë, 2.5 mld dollarë fitime

Fitimi i kompanive ajrore në gjithë botën do të arrijë në 2.5 miliardë dollarë në vitin 2010, njoftoi Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA).

Parashikimi shënon një kthesë të rëndësishme nga humbjet globale në industrinë ajrore.

Në mars, IATA kishte parashikuar humbje globale të biznesit të kompanive ajrore në 2.8 miliardë dollarë.

IATA njoftoi se kompanitë evropiane vazhdojnë të kërcënohen nga humbjet, për shkak të hirit vullkanik islandez.