LAJMI I FUNDIT:

Autostrada Prishtinë–Shkup me kredi të buta

Autostrada Prishtinë–Shkup me kredi të buta

Autostrada Prishtinë-Shkup do të ndërtohet me kontratë tradicionale tender i hapur, ndërsa financimi i saj do të bëhet me kredi të buta. Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës rruga 6, Prishtinë - Shkup do të ndërtohet sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lah Nitaj, këshilltar për medie i Ministrit të Infrastrukturës tha se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup do të bëhet me kredi të buta. Ai ka bërë të ditur se pas vendimit të Qeverisë, po punohet në përgatitjen dokumentacionit të nevojshëm për shprehje të interesit. “E gjitha që është bërë është një vendim i Qeverisë, i cili thotë se forma e partneritetit publiko privat nuk funksion sepse nuk është treguar e leverdishme ekonomikisht dhe nuk ka interes të kompanive private për të investuar në këtë projekt me PPP”, tha Nitaj. “Shpresojmë që brenda muajit korrik 2011 do të shpallet shprehja e interesit për këtë rrugë”.

Ai thotë se vendimi i ri Qeverisë bazohet në rekomandimin e dy kompanive konsulente të kontraktuara nga Qeveria “Egis” nga Franca dhe “Moot Mecdonals” nga Britania e Madhe, të cilat kanë konstatuar se forma e ndërtimit PPP-së për këtë projekt nuk funksionon, shkruan Kosova sot.

Ndërsa zyrtarët e Ministrisë së Financave kanë thënë se forma e financimit të autostradës Prishtinë –Shkup do të përcaktohet me buxhetin e vitit 2012. “Sa i përket autostradës Prishtinë Shkup, Qeveria ende është në proces të shqyrtimit të alternativave dhe mundësive të financimit. Forma e financimit do të përcaktohet me buxhetin e vitit 2012”, ka thënë Muharrem Shahini, zëdhënës i Ministrisë së Financave.


Autostrada do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2. 2 kilometra. Kjo rrugë përveç se do të lidhë Kosovën me Maqedoninë, do të jetë e rëndësishme edhe për vendet e rajonit. /Telegrafi/