LAJMI I FUNDIT:

Autostrada – kompania fituese brenda muajit

Autostrada – kompania fituese brenda muajit

Autostrada Vërmicë – Mërdare, pret formimin e komisionit vlerësues për përzgjedhjen e kompanisë e cila do ti kryej punët në ndërtim. Kjo sipas MTPT-së pritet të bëhet në fund të muajit dhjetor

Kompania e cila do të kryej punimet në ndërtimin e autostradës Vërmicë – Mërdare pritet të përzgjidhet ka fundi i muajit dhjetor, ka njoftuar zyrtari për media në Ministrinë e Transportit dhe Post – Telekomunikacionit Xhevdet Pozhari.

Ai, tha se është formuar grupi ndërministror që ka bërë përzgjedhjen e 7 kompanive parakualifikuese dhe ka filluar shpronësimi ndërsa tani pritet formimi i komisionit vlerësues për përzgjedhjen e kompanisë fituese.

“Jemi në fazën finale të punimeve, kompanitë kanë dorëzuar ofertat e tyre, pritet edhe formimi i komisioni që të përzgjidhet kompania fituese në mënyrë që të fillojnë punimet”, ka thënë Pozhari.


Në garë për ndërtimin e autostradës janë 7 kompani të përzgjedhura nga grupi ndërministror: Alpine – kompani Austriake, Bechtel& Enka – Kompani amerikano – turke, Makyol – kompani turke, Pizzarotti – kompani italiane, Por – kompani austriake, Strabag – kompani austriake dhe Terna – kompani greke.

Punimet është e paraparë të fillojnë 30 ditë pas nënshkrimit të kontratës nga kompania fituese, ndërsa, kohëzgjatja dhe përfundimi i punimeve duhet të bëhet jo më larg se 36 muaj.