LAJMI I FUNDIT:

Autostrada asfaltohet pa Limajn

Autostrada asfaltohet pa Limajn

Edhe pse autostrada Vermicë- Merdar kishte nisur në kohet sa ministër i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit ishte Fatmir Limaj, tash kur ka nisur asfaltimi i Rrugës së Kombit ai nuk ishte ftuar.

Ish- ministri Fatmir Limaj ka treguar për Klan Kosova se nuk ka marrë ftesë nga kryeministri Thaçi për të qenë pjesë e ceremonisë.

Atje të premten ka qenë vetë kryeministri Thaçi, me t’u kthyer prej Bullgarisë, Por, përveç kësaj, Limaj ka thënë se hatri i ka mbetur edhe që nuk u ftua në ceremoninë e dorëzimit të Aeroportit tek turqit e Limak.

Gjithsesi, sipas tij me rëndësi është që punët po ecin mirë. Ish-ministri i Transportit vazhdon të jetë subjekt hetimi me dyshimet për keqpërdorim me tenderët e rrugëve. /Telegrafi/