LAJMI I FUNDIT:

Auditori nën llupë

Auditori nën llupë

Kuvendi i Kosovës ka përzgjedhur kompaninë amerikane, “Garnt Thorton” që të auditojë Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm (ZAGJ).

ZAGJ-i i cili deri më tani i ka kontrolluar të gjitha pasqyrat financiare të institucioneve qendrore, komunave dhe ndërmarrjeve publike të Kosovës do të jetë subjekt i kontrollit të jashtëm.

Zëdhënësi i Kuvendit të Kosovës , Sherif Konjuvca tha se përzgjedhja është bërë nga një grup punues që ka qenë në kuadër të komisionit për mbikëqyrje.

“Kanë qenë pesë oferta gjithsejtë dhe tri janë zgjedhur më të mirat, prej të cilave njëra është shpallur fituese”, tha Konjuvca.


Ndryshe, kompania “Garnt Thorton” do ta auditojë ZAGJ-in për 7500 euro. /Express /Telegrafi/