LAJMI I FUNDIT:

Atletico mposhtet, Sevilla fiton

Atletico mposhtet, Sevilla fiton

Ka vazhduar forma e dobët e Atletico Madridit edhe në javën e 11-të të La Ligas. Kryeqytetasit janë mposhtur si mysafirë të Deportivo La Corunas me rezultat 2-1.

Edhe pse të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të Sergio Agueros (3’), ata nuk arritën ta ruanin epërsinë, pasi që vendasit përmbysën rezultatin me golat e Colotto (20’) dhe Guardado (90’).

Me rezultat të ngjashëm, Sevilla ka shënuar fitore si mysafir i Tenerifes, duke vazhduar me formën e mirë dhe tashmë është barazuar me pikë me Real Madridin, që po zhvillon ndeshjen kundër Racing Santanderit. /Telegrafi/