LAJMI I FUNDIT:

“Asociacionin e vitit 2015 bashkë e kemi quajtur tradhti ndaj Republikës”, ish-deputetët e LVV-së përplasen për qëndrimet e Kurtit për dialogun

“Asociacionin e vitit 2015 bashkë e kemi quajtur tradhti ndaj Republikës”, ish-deputetët e LVV-së përplasen për qëndrimet e Kurtit për dialogun

Ish-deputetët Visar Ymeri dhe Ali Lajçi kanë pasur polemika të forta në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe rolin e kryeministrit Kurti për këtë çështje.

Në RTV Dukagjini Ymeri ka thënë se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë ligjërisht të obligueshme dhe nuk mund të injorohen, por nuk e ndan të njëjtin mendim Ali Lajçi.

Ai thotë se këto nuk janë marrëveshje por vetëm llafe.


“Sipas Borrellit ato janë vetëm llafe politike. Ato janë vetëm deklarata politike dhe jo të obligueshme”, ka thënë Lajçi.

Mirëpo Ymeri insistoi se ato nëse nuk zbatohen kanë pasoja.

Ymeri: Kosova e ka pasur inflacionin më të madh në rajon
Lexo po ashtu Ymeri: Kosova e ka pasur inflacionin më të madh në rajon

“Kur këto marrëveshje të bëhen pjesë e rrugëtimit politik të Kosovës dhe Serbisë, asnjëri shtet nuk do të mund të bëhet anëtar i BE-së pa i zbatuar ato”, ka shtuar Ymeri.

Dy ish-deputetët janë përplasur edhe për draftin e statutit të Asociacionit.

“Drafti i Asociacionit nuk nënshkruhet me Serbinë. Gabime ka këtu Kurti. Statuti i Asociacionit është vendim i Qeverisë sonë. Nëse kjo që ka bërë Kurti nuk është asgjë, pse iu kemi rënë në qafë Thaçit e Mustafës. Parimet e 2015-ës unë dhe ti bashkë i kemi quajtur tradhti ndaj Republikës. Këna dalë këna protestua, kemi gjuajt gaz lotsjellës e jemi përplasur me policinë”, ka deklaruar Ymeri.

Ish-deputeti Ali Lajçi: Funksionimi i shtetit është më i mirë se asnjëherë
Lexo po ashtu Ish-deputeti Ali Lajçi: Funksionimi i shtetit është më i mirë se asnjëherë

“Ajo marrëveshje është nënshkruar dhe për më keq është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Lajçi.

Ish-kryetari i Pejës nga radhët e LDK-së, thotë se Kurti ende nuk e ka bërë Asociacionin dhe nuk duhet akuzuar për këtë.

“Nëse Kurti e nënshkruan Asociacionin pa e njohur Serbia Kosovën, atëherë ai ka vepruar sikurse ata para tij”, shtoi Lajçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori