LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni peng i strukturave paralele (Video)

Asociacioni peng i strukturave paralele (Video)

Nukk do të themelohet Asociacioni për komunat me shumicë serbe pa u shpërbërë të gjitha strukturat paralele në Kosovë.

E, në Kosovë vazhdon të ketë struktura  të tilla në disa fusha.

Këtë gjë e pranon edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri.


Ajo i ka thënë Tribuna Channel se në kohën kur do të fillojë hartimi i statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, atëherë në Bruksel do të filloj punën grupi trepalësh për të arritur marrëveshjen për zhbërjen e plotë të të gjitha strukturave paralele në Kosovë.