LAJMI I FUNDIT:

Arsyetimi seksist i vendimit të Gjykatës së Gjilanit, çka thotë kryetari i trupit gjykues që e përpiloi aktgjykimin

Arsyetimi seksist i vendimit të Gjykatës së Gjilanit, çka thotë kryetari i trupit gjykues që e përpiloi aktgjykimin

Betimi për Drejtësi” ka publikuar hulumtimin “Seksizmi në vendimin e Gjykatës së Gjilanit”.

Pa komentuar meritat e këtij rasti, hulumtimi tregon se gjuha me të cilën ishte arsyetuar ky aktgjykim, ishte gjuhë paragjykuese, seksiste dhe ofenduese për të dëmtuarën.


“Në pjesën përmbajtjesore Gjykata mbrojtjes së të akuzuarve jau ka falur besimin e plotë, sepse nuk është vërtetuar me asnjë provë të besueshme dhe të plotë se të akuzuarit kanë përdorur dhunë apo kërcënim serioz ndaj të dëmtuarës në fjalë, me rastin e kryerjes së aktit seksual, sepse e dëmtuara si femër e moshës 19 vjeçe në kohën kur ka ndodhur ngjarja lëndore me dëshirën e saj ka pranuar fillimisht që ditën kritike të udhëtoj me taksi me të akuzuarin e parë për në Gjilan, edhe pse e ka ditur se ai është i gjinisë mashkullore… Duke pasur parasysh këtë sjellje të të dëmtuarës që me lehtësi ka pranuar të udhëtoj me taksi me të akuzuarin e parë për në Gjilan, jep me kuptu logjikisht se e njëjta vërtetë ka pasur konflikt me familjen e saj për shkak të bredhjes së saj dhe shoqërimit me meshkuj… Të jesh në një hapësirë banimi me persona të ri, vetvetiu nënkupton se kjo e dëmtuar ka qenë e pajtimit që me ta edhe të lëshohet në aventura seksuale, duke përfshirë edhe të akuzuarin e parë i cili ka qenë me moshë më i shtyrë se e dëmtuara… Vërtetë e dëmtuara me shprehi vërtetë jo të mira sidomos në aspektin moral, ka shfrytëzuar rastin që të kalojë një kohë duke shuar edhe epshin seksual me të akuzuarit në fjalë”, thuhet në këtë aktgjykim.

Me këtë mënyrë të arsyetimit, gjykata ka ardhur në përfundimin se e dëmtuara heshturazi ka pranuar që të ketë marrëdhënie seksuale.

“Qëndrimi në një dhomë i të akuzuarve si persona të ri me të dëmtuarën në fjalë, e cila nuk ka pasur më shumë se 19 vjeç, në një shtëpi private, duke mos refuzuar e dëmtuara që të qëndroj aty, jep me kuptu se edhe e dëmtuara heshtazi ka pranuar që të ketë marrëdhënie seksuale me ta… Sa i përket asaj që në ditën kritike është paraqitur në stacionin policor në Gjilan, duke e lajmëruar rastin se nga të akuzuarit në fjalë është dhunuar, këtë e ka bërë siç është theksuar edhe më lartë për ta arsyetuar vetën lidhur me qëndrimin e saj ndaj familjes duke konsideruar se tanimë duhet të largohet dhe mos të qëndroj më në Gjilan, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë edhe në forma të tjera, sepse me dhunë nuk kanë pasur kurrfarë interesi që ta mbajnë të akuzuarit pasi që i akuzuari i parë ka qenë i martuar kurse të akuzuarit të tjerë nuk kanë qenë të interesuar që ta marrin të njëjtën për grua”, thuhet në këtë aktgjykim.

Kryetari i trupit gjykues që ka përpiluar këtë aktgjykim, Aziz Shaqiri, ka konsideruar se gjuha e përdorur nuk është seksiste dhe paragjykuese.

Këtë ai e ka thënë në një përgjigje me shkrim për emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë përgjigje, pas elaborimit të provave që janë administruar në këtë proces gjyqësor, Shaqiri thotë se nuk është kursyer në shprehjet në të cilat kanë dalur nga shkresat e lëndës.

“Në këtë rast gjykata me maturi ka dhënë përgjigje rreth të kaluarës së të dëmtuarës, sjelljeve të saj nga momenti i nisjes së saj me taksi për në Gjilan e gjer në momentin e lajmërimit të saj në polici, duke mos kursyer shprehjet të cilat kanë dalur nga shkresat e lëndës e që në një pikëpamje i ka pranuar edhe e dëmtuara… Gjuha e përdorur në arsyetim konsideroj se përkon me realitetin e vërtetuar andaj edhe në esencë nuk mund të konsiderohet se është gjuhë seksiste siç jeni shpreh Ju”, thuhet në këtë përgjigje.

Pjesa e arsyetimit të aktgjykimit ku thuhet se “e pandehura ka udhëtuar me taksi me një person të gjinisë mashkullore”, gjyqtari Shaqiri ka thënë se i është nxjerrë nga konteksti. “Përmbajtja e konstatuar nga ana juaj është e nxjerrur nga konteksti i faqes 23 sepse në tërësinë e saj jepet arsyetim përmbajtësor lidhur me përfundimet e nxjerra nga gjykata”, thuhet në përgjigje.

Sa i përket arsyetimit të aktgjykimit se “e dëmtuara ka pasur problem me familjen e saj për shkak të bredhjes dhe shoqërimit me meshkuj dhe e njëjta ka shprehi jo të mirë sidomos në aspektin moral”, gjyqtari Shaqiri thotë se “Paraqitja e gjendjes reale që del nga shkresat e lëndës e bile edhe nga përgjigjet e dhëna nga vet e dëm

Lidhur me aktgjykimin për të cilin “Betimi për Drejtësi” ka bërë hulumtimin “Seksizmi në vendimin e Gjykatës së Gjilanit”, dy gjyqtarët e tjerë, të cilët ishin në trup gjykues, kanë mohuar përgjegjësinë e tyre për gjuhën e përdorur në arsyetimin e vendimit, duke thënë se ata kanë qenë vetëm anëtarë të trupit gjykues dhe se arsyetimi i vendimit nuk është kompetencë e tyre.

Gjyqtari Ramiz Azizi, i cili sot mban pozitën e Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka thënë se edhe pse ka qenë anëtar i trupit gjykues në këtë rast, ai as nuk e ka lexuar arsyetimin e këtij aktgjykimi.

“Unë si anëtar i trupit gjykues, nuk e kam përpiluar këtë aktgjykim. Ne si kolegj, e kemi votuar sigurisht unanimisht vendimin mbi lirimin e të akuzuarve ne fjale. E sa i përket pyetjeve tuaja, ju lutemi i drejtoheni kryetarit të trupit gjykues, i cili e ka përpiluar arsyetimin e aktgjykimit, e jo mua dhe anëtarin tjetër të trupit gjykues. Nuk jam unë kompetent t’i vlerësoj thëniet dhe shprehjet e gjyqtarëve tjerë, por siç ju thash edhe përmes telefonit, këto pyetje ia bëni kryetarit të trupit gjykues, i cili edhe e ka përpiluar aktgjykimin. Andaj unë as që e kam lexuar arsyetimin e këtij aktgjykimi, të cilin tani po e shof për herë të parë”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim për emisionin “Betimi për Drejtësi”

Edhe anëtari tjetër i trupit gjykues, Naser Maliqi, në një përgjigje me shkrim ka thënë se as që e ka lexuar aktgjykimin për rastin në të cilin ka qenë anëtar i trupit gjykues.

Por, ka shtuar se për këtë rast, askush nuk guxon të nxjerrë informata nga seanca për një rast si ky.