LAJMI I FUNDIT:

Arshavin: E dua Barcën, por jam topçi vërtetë

Arshavin: E dua Barcën, por jam topçi vërtetë

Mesfushori i Arsenalit, Andrey Arshavin, ka pranuar se ai është tifoz i flaktë i Barcelonës edhe pse pohon se është ‘topçi’ i vërtetë.

“Si fëmijë e kam mbështetur Barcelonën, nuk e mohoj këtë. Edhe tani vazhdoj të jem tifoz i Barcelonës në La Liga”.

“Sa për Ligën Premier, gjithmonë më ka pëlqyer Arsenali, kështu që, kur e pata rastin t’i bashkohesha këtij klubi, pranova me kënaqësi, prandaj nuk e shoh veten si lojtar të ndonjë klubi tjetër anglez”.

“Përsëri, jam topçi i vërtetë dhe jam i kënaqur me gjithçka”, ka thënë Arshavin. /Telegrafi/