LAJMI I FUNDIT:

Arsenali tonditet nga lëndimi i Van Persiet

Arsenali tonditet nga lëndimi i Van Persiet

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, mund të qëndrojë jashtë fushe për rreth dy muaj pasi ka lënduar gjurin në barazimin e mbrëmshëm të Holandës ndaj Italisë në Pescara.

Van Persie u zëvendësua pas vetëm një çerek ore lojë, pas një përplasje me Giorgio Chiellini. Trajneri holandez Bert van Marwijk ka thënë se Van Persie ka dëmtuar ligamentet, megjithëse të dhënat e sakta do të publikohet gjatë ditës së sotme.

“Diagnoza e parë është një dëmtim i keq i gjurit. Ne presim rezultatet e rrezeve X nga spitali. Është gjë e tmerrshme për Robin dhe një gjë jo e mirë për Holandën dhe klubin e tij”, ka thënë Van Marwijk./Telegrafi/