LAJMI I FUNDIT:

Arsenali të respektojë vendimin e Fabregas

Arsenali të respektojë vendimin e Fabregas

Babai Cesc Fabregas ka përmendur edhe njëherë dëshirën e të birit të tij për të kaluar te Barcelona, ndërsa shton se Arsenali duhet të respektojë vendimin e tij.

“Negociatat mes Arsenalit dhe Barcelonës do të jenë shumë të gjata. Cesc është i përqendruar në kombëtare, por ai dëshiron përfundimin e transferimit të tij sa më shpejtë që është e mundshme”.

“Nuk jam i sigurt se si do të mbarojë, por unë mendoj se Arsenali duhet të respektojë vendimin dhe dëshirën e lojtarit. I falënderohem Arsene Wengerit që e shndërroi birin tim, nga një djalosh, në burrë, por tani ka ardhur koha që ai të largohet”, tha Francesc Fabregas ‘senior’ për Radio Marca.

Nga ana tjetër drejtori i Barcelonës, Joan Oliver, i ka thënë faqes zyrtare të klubit se ata ende nuk e kanë bërë ofertën për Fabregasin.


“Ne kemi pasur kontaktet e para me Arsenalin, në të cilat i kemi bërë të ditura qëllimet tona, ndërsa kjo është situata. Nuk kemi bërë ende një ofertë zyrtare. Ne nuk po nxitojmë. Kurrë nuk i dihet sa mund të zgjasë ky operacion”, përfundoi Oliver. /Telegrafi/