LAJMI I FUNDIT:

Arsenali fundos AZ Alkmaarin

Arsenali fundos AZ Alkmaarin

Topçinjtë kanë shënuar fitore me rezultat prej 4-1 përballë Az Alkmaarit, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Emirates Satidum, dhe janë shumë pranë fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Serinë e golave e filloi kapiteni Cesc Fabregas (25’), ndërsa Samir Nasri shënoi golin e dytë (43’) për t’i dërguar skuadrat në pushim me epërsi të dyfishtë të vendasve.

Në minutat e para të pjesë së dytë (52’), Fabregas shënoi golin e dytë personal në ndeshje për të trefishuar epërsinë e Arsenalit, ndërsa Vassiriki Diaby shënoi golin e katërt të Topçinjve (72’).

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Jeremain Lens, tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.


Standard Liege ka dalë fitues përballë Olympiakos Piraeus, në ndeshjen tjetër të Grupit H, duke i mposhtur grekët me rezultat prej 2-0.

Pas kësaj xhiroje, Arsenali kryeson Grupin H me dhjetë pikë, ndërsa Olympiakos gjendet në të dytin me gjashtë pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Përfaqësuesja e Kosovës
Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kalo në kategori