LAJMI I FUNDIT:

Arsenal në kërkim të Gourcuff

Arsenal në kërkim të Gourcuff

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka për cak mesfushorin e Bordeaux, Yoann Gourcuff, si zëvendësim për kapitenin Cesc Fabregas, nëse ky largohet nga klubi.

Gourcuff mund të bëhej nënshkrimi rekord për topçinjtë nëse ai do të transferohej në Emirates Stadium, për një shumë që raportohet të jetë 21.8 milionë funte. Burime të afërta me klubin thonë se francezi do të arrijë në Emirates nëse Fabregas largohet për të kaluar te Barcelona.

“Derisa çdo përpjekje është duke u fokusuar që Cesc të mbahet në klub, menaxheri po ashtu punon drejt një alternative tjetër. Ai beson se finesat dhe hijeshia e Gourcuff do të përshtaten në mënyrë të përkryer me mënyrën e lojës së Arsenalit dhe do ta bëjnë më pak të rëndësishëm tranzicionin nëse Cesc largohet”, ka thënë burimi. /Telegrafi/