LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshje e përkohshme për buxhetin e SHBA-ve

Arrihet marrëveshje e përkohshme për buxhetin e SHBA-ve

Udhëheqësit e Kongresit amerikan ranë dakord për buxhetin e financimit të qeverisë federale deri në fund të vitit financiar, pak para mesnatës mbrëmë, që ishte edhe afati i fundit.

Presidenti Barack Obama tha se janë bërë shkurtime të ndjeshme buxhetore në marrëveshjen e arritur mbrëmë, që zbret 38 miliardë dollarë nga buxheti i vitit 2011, njoftoi Zëri i Amerikës.

Senati ka miratuar fondet e përkohshme dhe marrëveshja po i paraqitet me shpejtësi Dhomës së Përfaqësuesve për miratim. Votimi për buxhetin e plotë pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Udhëheqësi i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresisti John Boiner, tha se kjo ishte një betejë e gjatë, por më e rëndësishme është të mbahen të ulëta shpenzimet për të krijuar një mjedis më të mirë për hapjen e vendeve të reja të punës.


Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Harry Read, tha se kompromisi ishte i vështirë, por i rëndësishëm për vendin. Ai tha se popullit amerikan i duhet të bëjë zgjedhje të vështira, por po ashtu edhe ligjvënësve.

Pa arritjen e marrëveshjes, 800 mijë nga 1.9 milionë punonjësit e qeverisë federale do të largoheshin nga puna dhe fondet për trupat me shërbim aktiv do të pezulloheshin.

Më herët Read tha se i gjithë buxheti po mbahej pezull nga një çështje e vetme, propozimi i republikanëve për të prerë 300 milionë dollarë nga shpenzimet federale për planifikimin e familjes, një grup një ofron shërbime shëndetësore, përfshirë abortin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori