LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja për Beckham

Arrihet marrëveshja për Beckham

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se mesfushori anglez David Beckham do të rikthehet te Rossonerët gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lojtari i LA Galaxy vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer në San Siro ku qëndroi sezonin e kaluar në formë huazimi, ndërsa pas bisedimeve më në fund është arritur marrëveshja që ai ta vesh sërish fanellën e Milanit nga viti i ardhshëm.

“Tashmë është arritur marrëveshja për rikthimin e David Beckhamit në formë huazimi në janar”, ka thënë Galliani për “Sky Sport Italia”.