LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Shaip Kamberi prej 20 vitesh në nivel lokal ka pasur koalicione me Vuçiqin, Daçiqin e partinë e Millosheviqit

Arifi: Shaip Kamberi prej 20 vitesh në nivel lokal ka pasur koalicione me Vuçiqin, Daçiqin e partinë e Millosheviqit

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës mbeten pa përfaqësim pavarësisht se në legjislaturën paraprake kishin tre deputetë.

Faktorët politikë në Luginën e Preshevës kanë akuzuar njëri – tjetrin për përçarjen që i la shqiptarët pa përfaqësim në parlament.

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se Shaip Kamberi prishi Marrëveshjen e Tiranës që unifikonte shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke dalë me listë të vetën në zgjedhje.


Arifi duke iu përgjigjur akuzave të Kamberit se ky ka bashkëpunim me Vuçiqin, ai thotë se vet Kamberi ka dëshmuar në të kaluarën për bashkëpunimin me Vuçiqin.

Sinani pas shkarkimit: Arifi e Salihu kryen puç, Presheva të shkojë në zgjedhje të reja
Lexo po ashtu Sinani pas shkarkimit: Arifi e Salihu kryen puç, Presheva të shkojë në zgjedhje të reja

“Prej 20 viteve Shaipi dhe partia e tij vazhdimisht kanë qenë në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë me koalicione në nivel lokal. Kamberi në dy mandate ka qenë kryetar i Bujanocit dhe gjatë këtyre mandateve ka pasur koalicione me partinë e Vuçiqit, Daçiqit e po ashtu ka pasur koalicione me një parti radikale që është pasardhëse e Millosheviqit”, tha Kamberi.

I pari i Preshevës thotë se nuk ka pasur komunikim me Vuçiqin.

Arifi thotë se ka bërë një spastrim politik të elitës politike 20-vjeçare në Luginën e Preshevës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori