LAJMI I FUNDIT:

Sinani pas shkarkimit: Arifi e Salihu kryen puç, Presheva të shkojë në zgjedhje të reja

Sinani pas shkarkimit: Arifi e Salihu kryen puç, Presheva të shkojë në zgjedhje të reja

Të hënën, Ardita Sinani është shkarkuar nga pozita e kryetares së Preshevës.

Ndonëse ajo kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të vizitës në Kosovë, kryesuesi i Kuvendit Komunal Sami Salihu vendosi për mbajtjen e saj.


Në këtë seancë, përveç shkarkimit të Sinanit, kryetar i ri i komunës u zgjodh Shqiprim Arifi.

Kryetarja e deritanishme Ardita Sinani akuzoi, siç u shpreh, dy humbësit e zgjedhjeve Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu “për puç nga lart”.

“Nuk përfillën as Shqipërinë dhe Kosovën. Populli nuk i deshi për deputet. U hakmorën ndaj meje. Me gishta në Kuvend, pa vota të qytetarëve. Eliminuan politikisht Shaip Kamberin nga parlamenti dhe më rrëzuan mua nga kryetarja e Komunës. Realizuan skenarin. Karriget i morën, por eliminuan veten nga populli”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sinani konsideron se pushteti i ri në Preshevë është produkt i degradimit të politikës shqiptare në Luginë dhe se nevojiten zgjedhje të reja për ta ndërtuar një qeverisje legjitime.

“Puçistët nga lartë e kanë tashmë makth të përditshëm përballjen me popullin, prandaj edhe do ta bëjnë të pamundurën me shty deri në ditën e fundit ballafaqimin me kutitë e votimit. Ju të gjithë, që nuk pajtoheni sot me politikën puçiste të Shqiprim Arifit dhe Sami Salihut, ju ftoj të na bashkoheni, për t’iu bërë me dije nesër se Presheva dhe Lugina janë të preshevarëve dhe luginasve, e jo të individëve të pa përkrahur nga populli”.

“Shumica jemi për një Luginë dhe Preshevë me politikë të përgjegjshme vendore, me unitet të brendshëm dhe në bashkërendim me Shqipërinë dhe Kosovën. Prandaj ne bashkërisht do të fitojmë dhe ata dy do të humbin”, ka deklaruar Sinani, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori