LAJMI I FUNDIT:

Ari për herë të parë arrin mbi 1.200 dollarë

Ari për herë të parë arrin mbi 1.200 dollarë

Çmimi i arit në bursat botërore mbrëmë për herë të parë në histori u rrit mbi 1.200 dollarë për një uncë.

Në tregtimet e bursave gjatë ditës së djeshme, ari në një moment arriti çmim prej 1.210.15 dollarë për një uncë, pas së cilës u zvogëlua në 1.207,90 dollarë për një uncë.

Në kushte të rritjes së çmimit të arit, Fondi Monetar Ndërkombëtar vendosi ta shesë një pjesë nga rezervat e veta të arit, nga të cilat India bleu 203.3 tonë metrik. Përveç Indisë, interes për blerje të arit të FMN-së paraqitën edhe bankat qendrore të Mavricius, Rusisë dhe Sri Lankës.

Krahas arit, çmime rekorde në tregtimet e bursave për këtë vit dje arritën edhe paladiumi dhe platina.