LAJMI I FUNDIT:

Ari, më i sigurti për investime, dyfishohen kërkesat

Ari, më i sigurti për investime, dyfishohen kërkesat

Ekspertët presin se gjatë tre muajve të ardhshëm çmimi i arit do të arrijë në 1 300 dollarë për një ons, ndërsa për një vit do të arrijë në 1 450 dollarë. Kjo kompani zvicerane parashikon se gjatë këtij viti kërkesa e investuesve për ari do të rritet në 300 ton, nga 187 ton vitin e kaluar, ndërsa në vitin 2011 do të arrijë në 400 ton.

Investimet në ari në vitin 2010 do të rriten për 60 % krahasuar me vitin e kaluar, vlerësojnë ekspertët e kompanisë zvicerane “LGT Capital Management”.

Ata parashikojnë rritje të vazhdueshme të çmimeve të arit dhe “revolucion të vërtetë të arit”.

Gjatë muajit të ardhshëm, çmimi i arit, sipas vlerësimeve të analistëve, do të përsërit maksimumin historik dhe do të arrijë në 1 250 dollarë për një ons (31.1 gram), transmeton Reuters.


Rekordi i mëparshëm prej 1 249.4 dollarë për ons është arritur më 14 maj, por nga atëherë vlera e tij ka rënë për 3 %.