LAJMI I FUNDIT:

ApSH: Sulmi ndaj Shtëpisë se Alfabetit është sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe

ApSH: Sulmi ndaj Shtëpisë se Alfabetit është sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe

Përmes një reagimi dërguar Telegrafit Maqedoni, Aleanca për Shqiptarët konsideron se ”sulmi ndaj Shtëpisë se Alfabetit është sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe, ndaj kulturës, ndaj traditës dhe ndaj identitetit kombëtar shqiptar.”

Në reagimin e kësaj aleance, mes tjerash thuhet se ”sulmi ndaj shtëpisë së alfabetit nuk është sulm i parë ndaj një institucioni kaq të rëndësishëm për një popull të tërë. Ky sulm paraqet mllefin e atyre të cilën në mungesë të fakteve dhe argumenteve, sulmojnë shtëpi me qëllim që të fusin vendin në krizë akoma më të thellë.

Aleanca për Shqiptarët apelon deri tek institucionet kompetente që sa më parë të merren masa në mbrojtje të objektit, simbol i gjuhës shqipe si dhe të ndriçojnë të gjitha rastet vandale deri më sot.


Sulmet e këtilla të porositura, në këtë ditë feste për arsimin shqip, kanë vetëm një qëllim, të fshijnë edhe gjurmën e fundit nga Manastiri shqiptar.

Aleanca për Shqiptarët dënon shumë fuqishëm aktet e këtilla barbare të cilët padyshim se janë të motivuara politikisht nga subjekte politike që një kohë të gjatë po bëjnë fushatë kundër gjuhës shqipe dhe kundër vetë shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët gjithashtu bën thirrje edhe shtetit Shqiptar që në rrugë diplomatike të reagoj ndaj akteve të këtilla vandale dhe barbare të porositura prej kuzhinave të cilët nuk ia donë të mirën jo vetëm shqiptarëve por edhe vetë këtij shteti.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori