LAJMI I FUNDIT:

Apple tërheq miliona mbushës të iPhone, nga 37 vende të ndryshme të botës

Apple tërheq miliona mbushës të iPhone, nga 37 vende të ndryshme të botës

Gjatë ditës së premte, Apple njoftoi për lansimin e një programi të ri që lejon miliona përdorues të saj të iPhone, nga 37 vende të ndryshme të botës ta zëvendësojnë mbushësin e tyre të telefonit me një të ri, pasi i kaluari besohet se mund të jetë i gabuar.

Në faqen e saj, Apple thotë se kompania ka vendosur që një nga modelet e saj të mbushësit të iPhone potencialisht të zëvendësohet, pasi i njëjti mund ta nxehë telefonin shumë shpejtë, dhe kjo gjithsesi se përbën një rrezik të sigurisë për përdoruesin.

Kompania thotë se mbinxehja ndodh vetëm në raste të rralla, por megjithatë ata duan të sigorohen që siguria e përdoruesve të saj të mos cenohet nga përdorimi i telefonit.

Sidomos duke e ditur që iPhone ka shumë përdorues në shumë vende të botës. Dhe nëse përdoruesit fillojnë të kenë probleme me sigurinë, gjërat do të marrin një kahje shumë të keqe për Apple.


Megjithatë, Apple thotë se vetëm mbushësi A1300 që ishte në modelet si iPhone 3GS, iPhone 4 dhe iPhone 4S përbën rrezik potencial të sigurisë. Pra, nëse ju keni njërin nga modelet e reja të iPhone, atëherë nuk duhet të brengoseni shumë për mbinxehjen e telefonit tuaj. /Telegrafi/