LAJMI I FUNDIT:

Apple të krijojë iPhone dhe iPad më të hollë?

Apple të krijojë iPhone dhe iPad më të hollë?

Siç dihet tashmë, Apple është në përpjekje të vazhdueshme për t’i bërë produktet e saj më të holla dhe më të lehta, dhe tani duket se kompania ka gjetur një mënyrë të re për të krijuar produkte të tilla, të cilat i tërheqin përdoruesit e tyre.

Kjo, pasi që Apple tashmë është duke punuar në krijimin e një baterie të hollë dhe të lakueshme, e cila do të mundësojë krijimin e iPhone dhe iPad më të hollë dhe më të lehtë, raporton Apple Insider.

Për inovacionin e saj të ri, Apple ka dorëzuar patentat e saj tek autoritetet përkatëse, dhe sipas dokumentacionit thuhet se bateritë e Apple do të mundësojnë përdorimin më efikas të hapësirës në telefon, tablet apo laptop.

Fakti që duhet të përmendet është se një bateri e tillë, e cila mundëson krijimin e pajisjeve të holla dhe të lehta do të jetë edhe një zgjidhje ideale për orën e mençur të Apple, iWatch. / Telegrafi /