LAJMI I FUNDIT:

Apple synon ta pushtojë botën me iPhone 6, përgatit 80 milionë njësi për treg

Apple synon ta pushtojë botën me iPhone 6, përgatit 80 milionë njësi për treg

Sipas një raporti të ri të botuar të hënën, këtë vit Apple pritet të shesë një numër rekord të njësive të telefonit të saj më të ri, iPhone 6.

Raporti përmend burime të afërta dhe të informuara mirë me planet e Apple, dhe thotë se gjiganti amerikan nga Cupertino është duke kërkuar nga furnizuesit e saj që të prodhojnë një sasi marramendëse të telefonave të saj, përkatësisht prej 70 deri në 80 milionë njësi të iPhone 6.

Kjo shifër kombinon të dyja modelet përfolura të iPhone 6, atë me ekran prej 4.7 inç dhe fabletin e parë të Apple me ekranin prej 5.5 inç.

Plani i Apple për iPhone 6 e tejkalon shifrën prej 50 milionë njësive që kompania e kishte porositur për prodhimin e iPhone 5s dhe iPhone.


Madje, mësohet se Apple gjithashtu kërkoi nga furnizuesit që të kenë komponente të gatshme për të mbuluar rreth 120 milionë njësi të modeleve të iPhone 6, në rast të dështimeve të ekranit.

Vitin e kaluar, Apple u kërkoi furnizuesve që të kenë komponente të gatshme për 90 milionë njësi, në rast të dështimeve të ekranit të modeleve të kaluara, si iPhone 5s dhe iPhone 5c. /Telegrafi/