LAJMI I FUNDIT:

Apple shet 100 milionë njësi të iPod Touch

Apple shet 100 milionë njësi të iPod Touch

Bashkë me lansimin e modelit të ri të iPod Touch, Apple ka publikuar edhe shifrat e shitjes së iPod në përgjithësi. Apple ka njoftuar se deri më sot ka arritur të shesë mbi 100 milionë iPod Touch që nga koha kur ka debutuar me pajisjen mobile në tregun botëror.

iPod Touch është lansuar në vitin 2007, dhe e njëjta ka marrë dizajnin e iPhone, natyrisht pa opsionin për thirrje. Dhe deri tani, iPod është shndërruar në pajisjen më të shitur të Apple.

Me ekranin e saj Retina, iPod Touch është njëra ndër pajisjet e Apple e cila shitet më së shumti. Kjo, pasi që iPod përveç dëgjimit të muzikës, tani ofron edhe mundësinë për të shkarkuar aplikacione mobile nga App Store, dhe me këtë e mbulon zbrazëtirën mes iPhone dhe modeleve tjera të iPod.

Me modelin e ri të iPod Touch, Apple do ta rrisë edhe më shumë pjesëmarrjen e saj në tregun mobil. / Telegrafi /