LAJMI I FUNDIT:

Apple porosit 68 milionë njësi të iPhone 6

Apple porosit 68 milionë njësi të iPhone 6

Modeli i ri i telefonit të Apple, iPhone 6 ka filluar të prodhohet këtë muaj, ndërsa Apple pritet ta prezantojë atë në shtator të këtij viti, dhe sipas disa burimeve thuhet se kompania më e madhe amerikane do të prodhojë një sasi masive të telefonave të saj të ri, për ta përballuar kërkesën e madhe nga përdoruesit.

Sipas një raporti të ri thuhet se Apple tashmë i ka bërë porositë tek furnitorët e saj, Foxconn dhe Pegatron, të cilëve u ka kërkuar që të krijojnë 68 milionë njësi të iPhone 6, dhe mësohet se kjo është vetëm porosia e parë e telefonit që pritet ta pushtojë botën.

Apple do ti lansojë dy versione të ndryshme të iPhone 6, njërin me ekranin prej 5.5” dhe tjetrin, i cili pritet të quhet iPhone Air, me ekranin prej 4.7”.

Në mësin e shumë thashethemeve të cilat kanë qarkulluar në publik për një kohë të gjatë, janë edhe këto të fundit të cilat pretendojnë se ekrani i të dyja modeleve do të jetë nga safiri, dhe se Apple tashmë i ka regjistruar këto formate të ekranit si patenta të saj.


Nëse del të jetë kështu, atëherë gjenerata e re e iPhone do të jetë shumë më e qëndrueshme, pasi që ekrani do të jetë shumë më rezistues ndaj gërvishtjeve apo thyerjeve.

Gjithashtu, pritet që iPhone 6 ta sjell versionin e ri të TouchID, skanerit të gishtave që thuhet se do të jetë më i saktë, dhe më i qëndrueshëm sesa versioni paraprak. Prezantimi i iPhone 6 pritet të ndodhë më 9 shtator, ndërsa shitja do të fillojë më 19 shtator, fillimisht në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/