LAJMI I FUNDIT:

Apple me dy modele të iPhone me ekran të lakuar?

Apple me dy modele të iPhone me ekran të lakuar?

Apple është duke e zhvilluar modelet e reja të iPhone me ekran të lakuar, dhe sensorë të avancuar të cilët detektojnë nivele të ndryshme të presionit, thuhet sipas një raporti të fundit të publikuar online.

Sipas pohimeve të këtij raporti i cili është publikuar edhe nga Bloomberg thuhet se Apple tashmë ka dy modele në përgatitje – njërin me ekranin e ndjeshëm me diagonale prej 4.7 inç, dhe tjetrin me diagonalen e ekranit në 5.5 inç. Më tej thuhet se të dy modelet përdorin materialin e ekranit i cili lakohet teposhtë.

Madhësitë e ekranit të modeleve të reja të iPhone janë të ngjashme me ato të modeleve rivale, si Samsung Galaxy Note 3, i cili ka ekranin me 5.7-inç.

Burimet anonime të informacionit thonë se dy modelet e reja të telefonave të Apple do të mund të lëshohen në treg në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm, ndërsa thuhet edhe se Apple është duke e testuar teknologjinë e “ndjeshme ndaj presionit” e cila nuk do të jetë e gatshme për modelin e ri të iPhone.


Ekranet e lakuara në telefona të mençur po shndërrohen në trend të ri, të cilin po e ndjekin prodhuesit më të mëdhenj të industrisë, pasi që deri më tani Samsung ka lansuar Galaxy Round, ndërsa LG e ka bërë prezantimin zyrtar të telefonit të saj G Flex, i cili është tërësisht i lakuar. / Telegrafi /