LAJMI I FUNDIT:

Apple iWatch, vjen kah fundi i vitit?

Apple iWatch, vjen kah fundi i vitit?

Sipas raporteve të shumta mediale thuhet se Apple do të prezantojë disa pajisje të reja brenda vitit, dhe njëra ndër më të famshmet me siguri se do të jetë ora e saj e mençur, iWatch, e cila do t’i shtohet listës së pajisjeeve tashmë shumë të njohura të kompanisë si iPhone, iPad dhe iPod Touch.

Tani, në raportin e fundit të Bloomberg, Apple iWatch mund të jetë edhe më profitabil se sa platforma e saj e televizionit Apple HDTV, dhe se ora e Apple do të paraqitet në treg kah fundi i vitit 2013.

Më herët ishte thënë se Apple ka angazhuar më shumë se 100 dizajnerë të ndryshëm të punojnë në projektin e ri iËatch, i cili do të vijë me shumë funksione interesante, si mundësia për të pranuar thirrje, kontrollimi i drejtimeve dhe shumë opsione tjera.

Sipas Bloomberg, Apple ka dorëzuar më shumë se 79 patenta për teknologjinë e re të dorës, duke përfshirë edhe atë për ekranin fleksibil i cili është i bazuar në energjinë kinetike. / Telegrafi /