LAJMI I FUNDIT:

ANP-ja drejt ndarjes joligjore

ANP-ja drejt ndarjes joligjore

Zyrtarë të Njësisë për Partneritet Publiko-Privat shprehen të gatshëm ta dorëzojnë Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës Adem Jashari dhe pse nuk është miratuar Ligji për Ndarjen e Kontrollit të Trafikut Ajrorë nga Aeroporti.

Sipas gazetës Koha Ditore, kjo zyrë synon pa miratimin e ligjit, ta dorëzojë këtë kompani të fituesi i tenderit për koncesion Limak-Lion. Kjo zyrë nuk do të presë miratimin e ligjit dhe zyrtarët ë Njësisë për Partneritet Publiko Privat mohojnë që mosmiratimi i ligjit të jetë pengesë për marrjen nën menaxhim të këtij aeroporti nga ana e kompanisë Limak-Lion. “ Po mund të arrihet”, tha, Lorik Fejzullahu, udhëheqës i kësaj njësie.

Sipas planit të paraparë në procesin e koncesionit të Aeroportit, pas nënshkrimit të kontratës me partnerin privat është dashur të fillojë procesi i ndarjes nga aeroporti i kontrollit të trafikut ajrorë pas miratimit të ligjit dhe më pas të krijohen komisiont ndërministrore për ndarjen e aseteve dhe pasurisë në mes të këtyre dy subjekteve.“ Nuk ka asnjë arsye që mos dorëzohet aeroporti tek kompani private”, theksoi Fejzullahu.

Sipas gazetës një prej problemeve që do të shfaqet është fakti se kush do të menaxhojë me Kontrollin e Trafikut Ajrorë, i cili duhet të krijohet si agjenci e pavarur, ndërkohë që Ligji megjithëse është dërguar nga Ministria e Transportit në Qeveria, nuk është miratuar ne Parlament për shkak të shpërbërjes se tij. /Telegrafi/