LAJMI I FUNDIT:

Angola mposht Malauin

Angola mposht Malauin

Pas barazimit kundër Malit, Angola ka shënuar fitore përballë Malauit, në xhiron e dytë të Grupit A, të vlefshme për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Me dy gola të shpejtë të realizuar në fillim të pjesës së dytë, nga Flavio (48’) dhe Manucho (54’), Angola regjistroi fitoren e parë në këtë kompeticion.

Pas kësaj fitoreje, Angola i prin Grupit A me katër pikë, ndërsa pas saj gjenden Malaui dhe Algjeria me nga tri pikë. /Telegrafi/