LAJMI I FUNDIT:

Angli: Rritet niveli i inflacionit

Angli: Rritet niveli i inflacionit

Zyra kombëtare e statistikave e Anglisë me anë të një raporti bëri të ditur se niveli i inflacionit në Angli gjatë muajit tetor arriti në 3.2 për qind.

Sipas këtij raporti, rritja e nivelit të inflacionit në Angli gjatë këtij muaji ka qenë më e lartë sesa parashikimi i Bankës qendrore të Anglisë. Kjo bankë kishte parashikuar një inflacion prej 2 për qind.

Ekspertët ekonomikë anglezë kanë parashikuar se rritja e inflacionit në Angli do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/