LAJMI I FUNDIT:

Android KitKat 4.4.3 së shpejti edhe në Galaxy S4 dhe S5

Android KitKat 4.4.3 së shpejti edhe në Galaxy S4 dhe S5

Një dokument i ri i cili ka rrjedhur nga kompania Samsung e konfirmon ardhjen e versionit më të ri të sistemit operativ, Android Kitkat, përkatësisht Android KitKat 4.4.3 në Galaxy S5 në fund të këtij muaji, dhe ardhjen e këtij versioni të ri të platformës mobile të Google edhe për Galaxy S4 në muajin korrik.

Një version i mëparshëm i dokumentit, i cili u zbulua muajin e kaluar, e konfirmoi se prodhuesi i Koresë së Jugut ishte duke filluar integrimin e versionit më të fundit të Android në modelet e saj të ri të telefonave, sikurse Galaxy S5 dhe Galaxy S4.

I paralajmëruar më parë gjatë këtij muaji, Android 4.4.3 filloi menjëherë me përditësimin e linjës Nexus të Google dhe telefonave tjerë të Play Edition, së bashku me linjën e fundit të telefonave të Motorolas.

Dokumenti i fundit rreth Android KitKat 4.4.3. sugjeron se versioni octa-core i Galaxy S5 (SM-G900H) dhe ai i modelit evropian (SM-G900F) do të marrin versionin e ri të Android, në muajin qershor.


Pasi përditësimi i këtyre modeleve të përfundojë, nuk duhet të shkojë gjatë para se versionet e tjera të Galaxy S5 të fillojnë ta marrin përditësimin e ri të Android.

Dokumenti gjithashtu thekson se Android 4.4.3 është në fazat e fundit të testimit për LTE-A version për Galaxy S4 (GT-I9506) me 800 Snapdragon CPU. /Telegrafi/