LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti takon Ibrahimovicin?

Ancelotti takon Ibrahimovicin?

Sipas El Mundo Deportivo, Carlo Ancelotti është takuar me sulmuesin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, në tentim për ta bindur atë të shkojë te Chelsea.

Që të dy të lartpërmendurit kanë shkuar për pushime në Miami të Floridës. Kjo duket të jetë koincidencë, por raporti në gazetën katalanase flet për një bisedim transferimi.

Ibrahimovic është duke u lidhur edhe me Manchester Cityn, por Chelsea është opsion më i mirë për të, për shkak të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/