LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Nuk na ndjek hija e Mourinhos

Ancelotti: Nuk na ndjek hija e Mourinhos

Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë thëniet se Chelsea dhe ai vetë janë duke jetuar nga hija e Jose Mourinhos, që ishte menaxher i bluve deri në vitin 2007.

Mourinho e ka mposhtur Ancelottin dhe Chelsean e tij për t’u hakmarrë nga të dyja anët, ndërsa Ancelotti nuk mendon se ai është duke u ndjekur nga hija e portugezit.

“Unë kuptoj këtu dy gjëra, hija dhe Mourinho. Ndoshta është e vërtetë ajo që tha Joe Cole, por Mourinho nuk është hija ime. Ai është një trajner shumë i mirë. Ai po bën punë fantastike te Interi. Ai bëri një të tillë në gjysmëfinale ndaj Barcelonës. Por, tani është tregim tjetër”, tha Ancelotti duke iu referuar deklaratës së Joe Cole, që tha se Chelsea duhet të fitojë tituj për të vrarë hijen e Jose Mourinhos.

“Fakti qe nuk kemi fituar tituj që kur shkoi Mourinho varet më shumë nga ne. Ne kemi fituar vetëm një kupë prej atëherë dhe ishim pranë fitimit të Ligës së Kampionëve. Mourinho është menaxher i mirë por nuk është as fillimi e as fundi i futbollit”, përfundoi Ancelotti. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Definitivisht inspiruese - Nga oborri i gjyshes në takime me superyjet e Barcelonës

Definitivisht inspiruese - Nga oborri i gjyshes në takime me superyjet e Barcelonës

Sport

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1
Ramos kishte një ofertë të rëndësishme në tavolinë, por ai e ka refuzuar atë

Ramos kishte një ofertë të rëndësishme në tavolinë, por ai e ka refuzuar atë

La Liga
Kalo në kategori