LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Fitorja dëshmi se nuk na duhen përforcime

Ancelotti: Fitorja dëshmi se nuk na duhen përforcime

Fitorja me rezultat 4-0 e Chelseat ndaj Wolves është dëshmi se ata nuk kanë nevojë të blejnë në muajin janar, thotë menaxheri i klubit Carlo Ancelotti.

Michael Essien shënoi dy herë brenda 10 minutash, pasi Florent Malouda kishte çuar blutë në avantazh që në minutat e para të ndeshjes. Joe Cole kompletoi fitoren e thellë të Chelseat, që shënoi një rekord të ri prej 12 fitoresh të njëpasnjëshme në shtëpi.

Ancelotti duket i ngazëllyer nga paraqitja e ekipit të tij që ishte pa lojtarët kryesorë si Deco, Frank Lampard, Michael Ballack dhe Didier Drogba.

“Kjo ndeshje tregoi se ne jemi në një pozitë shumë të mirë, pasi kishim shumë lëndime para kësaj ndeshje. Por loja jonë ishte e njëjta. Ne nxorëm disa lojtarë të rinj në këtë ekip dhe në janar nëse e ruajmë këtë gjendje, nuk është e patjetërsueshme të blejmë lojtarë të tjerë. Ka shumë lojtarë të rinj dhe do t’i shfrytëzoj ata në të ardhmen këtë sezon”, ka shtuar Ancelotti./Telegrafi/