Gjuhë të ashpër e akuza të rënda janë duke shkëmbyer tash e një kohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Pothuajse në çdo paraqitje publike, presidenti Thaçi dhe kryeministri në detyrë Kurti, bëjnë replika njëri ndaj tjetrit, madje ky i fundit i kishte bërë ftesë Thaçit që të përballen në një debat televiziv por që ai nuk e kishte pranuar ftesën.
E, gjuha e ashpër mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit në detyrë Kurti, po konsiderohet shumë e dëmshme nga analistët politikë.
Analisti, Arton Demhasaj ka thënë për Telegrafin se në përplasjet e fundit mes Thaçit dhe Kurti, është presidenti ai që po i tejkalon kompetencat e tij.
“Mendoj që është e tejkalueshme në aspektin e kompetencave, sidomos nga presidenti, ku kompetencë e tij kryesore është më ruajt unifikimin politik dhe unifikimin e institucioneve të vendit, e jo të bëjë akuza politike ndaj kryeministrit apo partisë së tij. Sepse nuk është e drejtë nga presidenti t’i quaj ndërmarrje kriminale partinë e cila i ka fituar zgjedhjet dhe që është duke e qeveris vendin sepse po vërehet në një mënyre që presidenti po e luan rolin e prokurorit edhe shpesh herë po e luan edhe rolin e gjykatësit të Kushtetutës, duke i quajtur shkelës të Kushtetutës e gjëra të tilla”, pohoi ai.
Demhasaj tha se presidenti duhet të ketë shumë kujdes me gjuhën që përdorë, pasi që është figura më e lartë e vendit.
“Prandaj gjuha që po përdoret sidomos nga presidenti i cili është figura më e lartë e vendit duhet të pasur shumë kujdes për me ruajt unifikimin e institucioneve. Ai po bën më së shumti akuza në publik dhe po merret aktivisht me politikë”, u shpreh ai.

Kurse sa i përket gjuhës që Kurti po përdor ndaj Thaçit, analisti thotë se edhe ajo është e papranueshme, por që kryeministrit i lejohet të bëjë politikë.
“Gjuha e kryeministrit ndaj presidentit edhe ajo është e papranueshme por normalisht kryeministrit edhe i lejohet të bëjë politikë sepse është udhëheqës i një partie politike”, potencoi ai.
Ndërsa, analisti Eugen Cakolli për Telegrafin tha se përplasja mes Thaçit dhe Kurtit është vazhdimësi e atyre përplasjeve që kanë nisur para shpalljes së pavarësisë.
“Historia e përplasjeve politike mes dy liderëve kryesorë institucional të Kosovës është në fakt më e vjetër se mandatet përkatëse që ata janë duke i ushtruar. Thaçi dhe Kurti veçse janë duke i vazhduar përplasjet e tyre, të nisura qysh para shpalljes së pavarësisë, e të cilat eskaluan gjatë legjislaturës së pestë të Kuvendit, kur Thaçi ishte zgjedhur President i vendit. Megjithatë, tashmë përmasat dhe efekti i kësaj përçarje është shumë i madh, meqenëse tashmë kjo nuk është vetëm ‘luftë’ mes oponentëve politik, por mes dy liderëve më të rëndësishëm institucional”, deklaroi ai.

Cakolli konsideron që një “luftë” e tillë mes Thaçit dhe Kurtit është tejet e dëmshme në shumë dimensione.
“Së pari, bazuar në popullaritetin që Kurti dhe Thaçi gëzojnë në publik, akuzat dhe përplasjet mes tyre kanë ndikuar në polarizim të theksuar shoqëror dhe politik, që shpesh kanë degraduar edhe në veprime kërcënuese ndaj tyre nga ana e qytetarëve, që paraqesin vepra penale. Së dyti, gjuha e përdorur nga dy liderët institucional ka ndikim edhe në planin e jashtëm, meqenëse jo rrallëherë është raportuar edhe në mediumet ndërkombëtare për përplasjet që këta dy kanë pasur mes vete, si dhe akuzat e kundërakuzat që ata kanë shkëmbyer”, theksoi ai.
Më tej, Cakolli potencoi se një një gjuhë e tillë akuzuese dhe fyese ndaj njëri tjetrit, shpesh ka ndikuar edhe në ngadalësimin e proceseve të ndryshme në të cilat ka kaluar dhe po kalon vendi, kryesisht për shkak të qëndrimeve të tyre diametralisht të kundërta.
“Besoj që Kosova, si një vend me traditë të re demokratike të funksionimit të institucioneve, duhet medoemos të evitojë situata të tilla kur liderët shihen mes vete si armiq politik. Liderët, nesër apo pasnesër, mund edhe të mos jenë në pozitat e tyre përkatëse, mirëpo dëmet e shkaktuara në kuptim të polarizimit shoqëror, por edhe dëmit në imazhin e Kosovës në planin e jashtëm do të mbeten për një periudhë të konsiderueshme kohore”, tha ai.
Kujtojmë që së fundi presidenti Thaçi ka thënë se është koha që Kurti dhe grupi i tij të përballen me drejtësinë siç ka thënë ai për aktivitetet kriminale dhe politike, ndërsa pas deklaratës së tij kanë reaguar ashpër Lëvizja Vetëvendosje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri