LAJMI I FUNDIT:

Analistët thonë se edhe nëse bëhen shkëmbime territoresh nuk ka garanci për anëtarësim të Kosovës në OKB (Video)

Analistët thonë se edhe nëse bëhen shkëmbime territoresh nuk ka garanci për anëtarësim të Kosovës në OKB (Video)

Analistët në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, kanë hedhur dyshime se edhe një marrëveshje e mundshme që do të përfshinte shkëmbime territoresh, do ta garantonte anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka  thënë se shumica në Kosovë mendojnë se më mirë të mos ketë dialog se të ketë dialog e të vihen në tavolinë idetë për shkëmbime territoresh.

“Njerëzit i frikësohen ideve për shkëmbime territoresh. Idetë e zotit Thaçi shkaktuan frikë te qytetarët e Kosovës. Njerëzit janë shumë të frikësuar se do të ndodh shkëmbimi i territoreve”.


Mushkolaj thotë se njerëzit nuk e dinë çka nënkupton ky shkëmbim i territoreve dhe a është mirë apo keq.

“Hashim Thaçi dhe mbështetësit e tij nuk e kanë sqaruar se çka nënkupton ky shkëmbim i territoreve. Në momentin kur përmendet korrigjimi i kufijve, shkëmbimi i territoreve, ndarja e Kosovës, njerëzit janë të shqetësuar. Askush nuk e ka luksin ta pranoj se dialogu duhet të vazhdojë edhe me idenë e Hashim Thaçit për ndarje të Kosovës”, tha Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër analisti Astrit Gashi ka thënë se edhe zoti Enver Hoxhaj që është i hapur ndaj ideve për kufijtë, ka hezitime se kjo marrëveshje garanton njohjen e Kosovës.

“Tek e fundit kush e detyron Kinën të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

Rashiti: Merkel po e ndjen që ka një lloj pronësie në çështjen Kosovë-Serbi (Video)
Lexo po ashtu Rashiti: Merkel po e ndjen që ka një lloj pronësie në çështjen Kosovë-Serbi (Video)

Gashi ka thënë se edhe Marrëveshja e Vjenës e pakoja e Ahtisarit kishin parashikuar ndryshimin e rezolutës 1244 dhe anëtarësimin në OKB por e njëjta gjë nuk ndodhi.

“Vet politikanët që janë të kyçur në proces nuk po japin garanci për anëtarësim të Kosovës në OKB”, tha ndër të tjera Astrit Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori