Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Panama, për të vazhduar pastaj në Kosta Rika. Për rëndësinë e vizitës së presidentes Osmani në këto dy shtete të Amerikës Qendrore kanë dhënë vlerësimet e tyre njohësit e rrethanave politike.
Për Arton Demhasajn nga organizata “Çohu”, takimet që Osmani ka zhvilluar dhe që pritet të zhvillojë në këto dy shtete janë të zakonshme dhe pa ndonjë rëndësi në aspektin diplomatik.
Ai vlerëson se prej pavarësisë së Kosovës nuk ka ndodhur që krerët e shtetit, si në këtë rast presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të mos kenë asnjë takim të nivelit të lartë.
“Mendoj se nuk janë shumë të rëndësishme si vizita dhe si takime sepse nuk janë bërë në shtete të forta perëndimore të cilat mund ta ndihmojnë Kosovën në çfarëdo procesi të integrimit. Si të tilla janë vizita normale por që s’kanë ndonjë karakter që ndihmojnë Kosovën në procese të ndryshme”.
“Pra, janë vizita të zakonshme. Nuk ka ndodhur prej pavarësisë e tutje që presidentja dhe kryeministri mos të kenë takime të nivelit të lartë politik. Osmani që nga zgjedhja e saj presidente dy herë ka qenë në SHBA, por që nuk ka pasur takime të nivelit të lartë të Shtëpisë së Bardhë apo të institucioneve tjerë të rëndësishme atje”, deklaroi Demhasaj për Telegrafin.
Sipas tij, dialogu dhe refuzimi i gazsjellësit amerikan nga Qeveria e Kosovës, janë arsyet që Osmani e Kurti nuk janë pritur në Shtëpinë e Bardhë.
“Shpresoj që shpejt të tejkalohet kjo situatë. Pa dyshim që dialogu është shkaktar sepse e dimë që pas pavarësisë tri-katër qeveri kanë ra për shkak të kësaj çështje. Kushdo që vjen në pushtet dhe nuk pranon me vazhdua dialogun me pretendimin që sa më shpejtë të arrihet marrëveshje siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Brukseli, mund të ndikojë në acarim të marrëdhënieve të kryeministrit dhe presidentes me njerëz të fuqishëm në SHBA dhe mund të mos ketë takime”.
\
“Çështje tjetër mund të jetë edhe gazsjellësi si projekt amerikan, i cili nuk u pranua nga Qeveria Kurti. Por, mendoj që arsye kryesore është dialogu”, tha tutje Demhasaj, duke shtuar se pa pasur lëvizje në procesin e dialogut është problem që krerët e shtetit të kenë nivele të takimit të lartë në SHBA.

Por, ndryshe nga Demhasaj mendon analisti tjetër politik, Gazmir Raci.
Ai në një intervistë për Telegrafin tha se është lajm i mirë që presidentja Osmani ka nisur vizitën në vendet e Amerikës Qendrore, pasi të gjitha vendet që janë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë të rëndësishme për Kosovën.
“Presidentja Osmani po vazhdon të ushtrojë kompetencën e saj që ka në përfaqësimin e Kosovës në diplomaci. Është mirë që ka filluar të vizitojë vendet e Amerikës Latine. Kosova duhet të jetë prezente në secilin kontinent”.
“Të gjitha vendet anëtare të OKB-së janë të rëndësishme për Kosovën sepse ne synojmë anëtarësimin në këtë organizatë. Duhet të jemi falënderues ndaj shteteve që na kanë njohur dhe t’i përditësojmë marrëdhëniet diplomatike që kemi me to”, u shpreh Raci.
Sa i përket takimeve të nivelit të lartë, ai tha se për të ndodhur ato, duket të ketë “arsye madhore”.
“Për të pasur takime të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë duhet të ketë arsye madhore. Me rendësi është që zyrtarët amerikanë që ishin në Kosovë kanë rikonfirmuar që SHBA-ja do të ofrojë mbrojtje të çeliktë sa i përket sigurisë në Kosovë dhe se natyrisht tashmë dialogu padyshim që ndikon edhe në këtë drejtim”.
“Sa i përket gazit, kishim një jorefuzuese e cila nuk është sqaruar nga ana e Kosovës dhe s’kemi marrë një reagim zyrtar nga SHBA, por këto tema duhet të diskutohen në tryezën e takimeve bilaterale Kosovë-SHBA”, theksoi ai.
Ndonëse mjaft lavdërues ndaj punës së presidentes Osmani, Raci pati një kritikë për të.
Sipas tij, Osmani duhet që urgjentisht të nënshkruajë marrëveshje lobimi me kompani të njohura në Amerikë dhe t’i bëjë transparente ato.
“Pres që presidentja ta korrigjojë një gabim që e ka bërë më herët. Duhet urgjentisht të nënshkruajë marrëveshje lobimi me kompani të njohura në Amerikë. Natyrisht, nëse ato marrëveshje nënshkruhen me transparencë të plotë, nuk ka arsye të fshihen”.
Kosova, siç tha Raci, historikisht ka pasur marrëveshje të tilla, por që kanë qenë të dyshimta.
“Ka pasur marrëveshje të tilla në kohën e Qeverisë Thaçi, Mustafa e Haradinaj, por kanë qenë të dyshimta, sepse nuk kanë qenë transparente”, përfundoi ai.

Ndryshe, Kosta Rika është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa vizita e presidentes Osmani është e para e një lideri të Kosovës në këtë shtet.
Ndërsa, Panama e ka njohur Kosovën më 16 janar të vitit 2009, sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës