LAJMI I FUNDIT:

AMF: Bursa ngelet e paralizuar

AMF: Bursa ngelet e paralizuar

Bursa ka ngelur në vend numëro u shpreh tw martwn Elisabeta Gjoni, kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Zonja Gjoni u shpreh se asgjë nuk ka lëvizur qoftë në funksionalitetin e Bursës së Tiranës, qoftë në vlerësimin e mundësive për të listuar kompani shqiptare në Bursa të huaja.

Gjatë një vizite në Milano, në fillim të këtij viti, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kishte diskutuar me përfaqësues të Bursës së Milanos për një listim të mundshëm të disa kompanive të interesuara shqiptare. Sipas zj. Gjoni bizneset shqiptare, edhe në rastin kur janë parimisht të interesuara për Bursën, duket se nuk janë të gatshme të plotësojnë kriteret për regjistrim që kanë Bursat serioze.

Bursa e Tiranës vazhdon të jetë në gjendje apatike dhe, sipas AMF-së, as në këtë drejtim, nuk ka zhvillime./Telegrafi/