LAJMI I FUNDIT:

Amerika mbështet anëtarësimin e Rusisë në OBT

Amerika mbështet anëtarësimin e Rusisë në OBT

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xho Bajden i ka filluar bisedimet me udhëheqësit e Rusisë, të cilët i ka siguruar se Uashingtoni e mbështet anëtarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Komentet e tij në takimin me zëvendëskryeministrin Igor Shuvalov, u bënë pasi ata morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet kompanisë ajrore ruse Aeroflot dhe prodhuesit amerikan të aeroplanëve, Boeing.

Marrëveshja parasheh që Aeroflot të blejë tetë aeroplanë Boeing-777 në vlerë prej 2.2 miliardë dollarë.

Bajden do takohet edhe me presidentin Dimitri Medvedev, me të cilin pritet të diskutohet gjendja në Libi dhe planet amerikane për sistemin e mburojës raketore në Evropë. Kurse të enjten ai do ta takoj kryeministrin Vladimir Putin. /Telegrafi/