LAJMI I FUNDIT:

Alves uron Interin

Alves uron Interin

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, e ka uruar Interin për triumfin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë javë.

Alves thotë se eliminimi shkakton ‘dhimbje’, por refuzon të kritikojë paraqitjen e Interit gjatë dy ndeshjeve gjysmëfinale.

“I uroj ata për këto arritje. Ne kemi humbur një mundësi për të mbrojtur trofeun. Shpresoj se njerëzit kanë vërejtur se ne dhamë gjithçka në të dy ndeshjet. Fakti se finalja luhet në Bernabeu nuk do t’i ndryshojë shumë gjërat për mua, por fansat kanë qenë me ne”

“Gjithmonë kam thënë se dua të shkoj në finale dhe ta fitoj atë, kudo që ajo duhej të luhej”, ka thënë Alves. /Telegrafi/