LAJMI I FUNDIT:

Alves dëshiron Kakan në Barcelona

Alves dëshiron Kakan në Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, thotë se atij do t’i pëlqente ta shohë Kaka të luajë në Barcelona.

Alves vazhdimisht kishte mbrojtur bashkëlojtarin e tij brazilian në shtypin spanjoll, pasi ish-lojtari i Milanit ka dështuar pas transferimit në Real Madrid.

I pyetur se kënd do të dëshironte të shohë në Barcelona, Alves ka thënë për Guardian: “Kaka. Jo vetëm sepse ai është miku im, por po ashtu sepse mendoj se ai do të përshtatej mirë”.

“Vërtet më pëlqejnë lojtarët që i kemi, të cilët janë fenomenal, por ai do të na jepte edhe më shumë neve. Jashtë fushe ai është shumë kthjellët. Ai flet pesë gjuhë dhe ka studiuar”, ka shtuar Alves. /Telegrafi/