LAJMI I FUNDIT:

All New HTC One prezantohet më 25 mars

All New HTC One prezantohet më 25 mars

Gjatë kësaj jave, HTC e ka lëshuar një video humoristike me të cilën ka njoftuar se modeli i saj i ri i telefonit All New HTC One do të prezantohet zyrtarisht më 25 mars 2014.

Edhe pse nga kjo video mund të kuptohet shumë pak për modelin e ri të telefonit të HTC-së, nga e njëjta është kuptuar se HTC e ka në plan ta vazhdojë linjën e saj të telefonave HTC One, pasi që modeli i saj i telefonit që e mban këtë emër është dëshmuar të jetë i kërkuar dhe i famshëm në treg.

HTC ka thënë se modeli i saj i ri i telefonit All New HTC One është a qi mençur, sa që për krijimin e tij janë nevojitur njerëz shumë të mençur për ta sjell teknologjinë e fundit në pajisje. / Telegrafi /