LAJMI I FUNDIT:

Algjeria regjistron fitoren e parë

Algjeria regjistron fitoren e parë

Pas humbjes befasuese nga Malaui në xhiron e parë, Algjeria ka arritur të arkëtojë tri pikët e para në ndeshjen e Grupit A të vlefshme për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Në takimin e zhvilluar të enjten, Algjeria e ka mposhtur Malin me rezultat minimal prej 1-0.

Golashënues i vetëm në këtë ndeshje ishte Rafik Halliche, i cili shënoi pa përfunduar pjesa e parë (43’).

Pas kësaj fitoreje Algjeria barazohet me pikë me Malauin, që sonte zhvillon ndeshjen e xhiros së dytë kundër Angolas. /Telegrafi/